Një shtëpi është përfshirë nga zjarri ditën e djeshme në Gjakovë.
Siç bën të ditur policia e Kosovës brenda sa është gjetur trupi i pajetë i një personi.
Nuk janë dhënë detaje të tjera, teksa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/incident zjarri”.
“Gjakovë / 08.02.2025 – 03:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Gjatë kontrollit, është konstatuar se në shtëpi gjendet trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë.