Një shtëpi është djegur mbrëmë në veri të Mitrovicës.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Hoti ka deklaruar se dyshohet se shkaktar i zjarrit ishte energjia elektrike.
Rtv21.tv ka kontaktuar me KEDS-in dhe është në pritje të përgjigjes.
Familjarët, shtëpia e së cilëve është djegur mbrëmë, kanë thënë për rtv21.tv se askush nuk po i strehon.
“Jam mbet me bashkëshortin dhe 5 fëmijë në mes të oborrit prej djeshit. Kam kërku ndihmë për naj strehim në komunë, po nuk kanë ofruar. Nuk po na jep ndihmë askush”, kanë thënë ata.