Mbrëmjen e sotme është djegur një makinë në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Zjarri është lokalizuar teksa nuk ka persona të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti, për klankosova.