Fjalë Kyçe

Digjet një veturë në rrugën B në Prishtinë

Digjet një veturë në rrugën B në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga flakët orët e mbrëmjes së sotme në rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 30.10.2020 rreth orës 18:15 në rr ” B ” në Prishtinë është raportuar për një veturë të djegur. Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta fikin zjarrin. Sipas informatave, persona të lënduar nuk ka, në vendngjarje kanë qëndruar njësitë policore kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë Rexhepi.