Fjalë Kyçe

Digjet një xhami e vjetër në Stamboll

Digjet një xhami e vjetër në Stamboll

Xhaminë historike prej druri në Stamboll, e ka kapluar zjarri të dielën, derisa zjarrfikësit tentuan ta shuanin nga toka dhe deti.

Xhamia Vanikoy, e ndërtuar në shekullin 17 gjatë sundimit të sulltanit Mehmed IV, gjendet në pjesën aziatike të Stambollit.

Zjarrfikësit u munduan të parandalojnë që zjarri të arrinte në një pyll prapa xhamisë dhe shtëpitë afër saj, derisa raportohet se vetë xhamia ka marrë dëmtime të rënda.

Xhamia ka strukturë prej druri, me një minare. Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur, raporton AP.