Një shtallë në Cerravik të Klinës është përfshirë nga flakët, të dielen në mëngjes.
Pronari i saj, Fatmir Dakaj ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë thirrur menjëherë për të reaguar, por se ekipi ka mbërritur pas dy orësh.
Ka shtuar se shkak janë kabllot të rrymës, të vendosura përmbi stallë.
Në fotot e dërguara në KOHA shihet se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.