Fjalë Kyçe

Digjet vetura afër mensës së studentëve: Policia jep detaje

Digjet vetura afër mensës së studentëve: Policia jep detaje

Para pak minutave në rrugën ‘Eqrem Çabej’ në afërsi të mensës së studenteve, një veturë ka marrë flakë teksa po qarkullonte.

Rastin për Insajderi e ka konfirmuar edhe Flora Ahmetin, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinë. Ajo ka treguar se nuk ka përsona të lënduar dhe se me rastin po merren njësitet kompetente.

“Rreth orës 17:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Eqrem Çabej ne Prishtinë, ku është djegur një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.