Para pak minutash është djegur vetura e deputetit të Vetevendosjes, Mefail Bajqinovci.
Gazeta Blic ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Vetura është djegur para hyrjes së baneses së tij, në Lagjen “Arbëri” në Prishtinë.
Deputeti Bajqinovci ka qenë prej deputetëve më të zëshëm kundër korrupsionit. Po ashtu ai më herët ka punuar si gazetar.