Fjalë Kyçe

Digo Jota e kualifikon Liverpoolin n’finale

Digo Jota e kualifikon Liverpoolin n’finale

Liverpooli është kualifikuar në finale të Carabao Cup pasi e eliminoi Arsenalin dhe do të përballet me Chelsean me 27 shkurt.

Pas 180 minutave lojë, Liverpooli ka triumfuar në derbi duke e eliminuar Arsenalin për t’u kualifikuar në finale të Carabao Cup.

Redsat barazuan 0-0 me Topçinjtë në takimin e parë, ku Granit Xhaka ishte përjashtuar me të kuq.

Por, si mysafirë në Emirates, ekipi i Jurgen Klopp ishte ndryshe nga ai një javë më parë dhe arriti të triumfojë 2-0.

Të dy golat i shënoi Diogo Jota, duke e kualifikuar Liverpoolin në finale ku do të ketë mundësi të fitojë titullin e parë për sezonin 2021/22, përcjell express.

Në finale, Liverpooli do të ketë punë me CHELSEAN dhe do të zhvillohet me 27 shkurt.