Fjalë Kyçe

Diktatori Lukashenko kthen arin në Bjellorusi, ja sa peshon gjithsej!

Diktatori Lukashenko kthen arin në Bjellorusi, ja sa peshon gjithsej!

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, vlerëson se ishte vendim i drejtë dhe strategjik kthimi i arit në vend.

Ai thotë se është kthyer edhe grami i fundit i arit.

“Mirënjohje për Bankën Nacionale dhe Qeverinë. Para tre muajve kam dhënë urdhër që të kthehen të gjitha rezervat e arit dhe devizore në vend, sidomos të arit”, ka thënë Lukashenko, përcjellin mediat ruse.

Lideri bjellorus që po përballet me zemëratë të madhe të qytetarëve për shkak të dyshimit për manipulim të zgjedhjeve të fundit, ka thënë se ka rezerva të mjaftueshme për të mbajtur kursin e valutës nacionale “në nivel”.

Sipas të dhënave të Bankës Nacionale të Bjellorusisë, në fillim të vitit 2020 rezervat e arit ishin 42.2 tonë. Derisa rezervat e arrit dhe ato devizore arrinin vlerën e 9.39 miliardë dollarëve.

Bjellorusia ka ditë që po përballet me protesta të mëdha. Ato po vazhdojnë ende, ku po kërkohet dorëheqja e Lukashenkos, që udhëheq me vendin prej 26 vjetësh. Sipas rezultateve zyrtare, në zgjedhjet e fillimgushtit ai fitoi 80 për qind të votave, por këtë rezultat nuk po e beson shumëkush në Bjellorusi, e aq më pak jashtë saj.