Fjalë Kyçe

Dikur bënte namin me gola, ish-sulmuesi trondit: Kokaina? Qëndrova 7 ditë zgjuar…

Dikur bënte namin me gola, ish-sulmuesi trondit: Kokaina? Qëndrova 7 ditë zgjuar…

Pak kohë më parë, Mario Jardel, ish-sulmuesi i cili e mbylli karrierën e tij në Itali te Ancona, kishte treguar në një intervistë tronditëse se në të kaluarën ai merrte droga të llojeve të ndryshme gjatë pushimeve.

Tashmë 48-vjeçari, i cili aktualisht po merr pjesë në edicionin portugez të Big Brother Vip, ka tronditur edhe një herë publikun me rrëfimet e tjera lidhur me varësitë e tij, sidomos nga kokaina.

Varësia e Jardel nga kokaina

Se Mario Jardel kishte probleme serioze me drogën, dihej pak për të gjithë. Vetë sulmuesi, në një intervistë të publikuar pak kohë më parë, deklaroi se në fund të çdo sezoni abuzonte me të gjitha llojet e substancave, veçanërisht kokainën. Ish-sulmuesi brazilian së fundmi ka nxjerrë në dritë detaje të tjera tronditëse për varësinë e tij ndaj pluhurit të bardhë.

Duke folur gjatë në Big Brother Vip në të cilin ai po merr pjesë, ish-sulmuesi tronditi spektatorët: “Në vitin 2002 shkova mbidozë dhe isha zgjuar shtatë ditë duke përdorur kokainë. Për ata që më shikojnë sigurisht që nuk jam shembull”, ka vazhduar ish-sulmuesi përcjell dosja.al

“Mendova se asgjë nuk do të më ndodhte, se gjithçka ishte në rregull.”
Ish-sulmuesi zbulon se është vigjilient për të mos përsëritur të njëjtat gabime, ish-sulmuesi numëron 400 gola në karrierë:”Është një luftë e përditshme dhe jam shumë i vetëdijshëm për këtë problem timin të madh. U rrëzova dhe m’u desh shumë të ngrihesha, e rëndësishme është që jam gjallë. Sot mund të them me bindje ‘Jo drogës!’.