Fjalë Kyçe

Dikur e hoqi Thaçi, Vjosa Osmani rikthen vulën e ish-presidentit Rugova

Dikur e hoqi Thaçi, Vjosa Osmani rikthen vulën e ish-presidentit Rugova

Sa ishte deputete ,Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj heqjes së vulës presidenciale nga dekoratat dhe komunikimet zyrtare nga ana e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Osmani e kishte quajtur këtë akt i ulët dhe të paprecedent.

Tani që është ushtruese e detyrës së Presidentit, Osmani ka rikthyer në Presidencë stemën e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Konfirmimi i këtij veprimi u tregua në shpërndarjen e dekorimit, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, për punonjësit shëndetësorë në Kosovë.