Fjalë Kyçe

Dikur ekipet kosovare udhëtonin me traktor, sot yjet kanë pushtuar Evropën!

Dikur ekipet kosovare udhëtonin me traktor, sot yjet kanë pushtuar Evropën!

Rashica, Zeneli, Zhegrova, Celina apo Muriq janë disa nga emrat që sot lakohen në emrat e klubeve më të mëdha në Evropë dhe lartësojnë gjithnjë e më shumë Kosovën.

Tashmë anëtare në FIFA dhe UEFA, Kosova njihet ndërkombëtarisht dhe në pak kohë ka filluar të prodhojë xhevahirët e vet, natyrisht të dalë në akademitë më të mira në Zvicër e Gjermani kryesisht, por janë fëmijët e të larguarve nga një vend i pa stabilizuar që po i kthejnë vëmendjen këtij shteti të formua zyrtarisht prej vitit 2008, por me rrënjë të hershme që në gjurmët e para të njerëzimit në Ballkan.

Të ndarë nga kombëtarja kuqezi, yjet e Kosovës e kanë nderuar përfaqësuesen e tyre që në vitin e parë në kompeticionet evropiane, duke u kualifikuar si të parët e grupit në UEFA Nations League.

Vitet ’90 ishin ndër më të vuajturit për popullatën shqiptarë që po kërkohej të shpërbëhej dhe ekzistenca ishte në rrezik. Por, sporti më popullor në botë, futbolli, vijonte të rezistonte duke u “kacafytur” me mjerimin që kishte kapluar vendin.

Kjo demonstrohet qartë edhe në këtë foto teksa shihen lojtarët e skuadrës së Llapit që përdorin një traktor me rimorkio në mungesë të autobusit për të shkuar në ndeshjet në transfertë.

Eh, histori e trishto, por ato kohë i përkasin të shkuarës, Kosova po ngrihet hap pas hapi. Teknologjia dhe modernizimi i karakterizon stadiumet e reja dhe kushtet sportive të Dardanëve në ditët e sotme.