Pak muaj më parë, bëri bujë lajmi se Noizy dhe Stresi, dy ndër reperët më të mirë të estradës i kishin dhënë fund përplasjeve për të nisur një epokë të re.
Përveçse kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, herë pas here kemi parë komente të të dyve nëpër postime.
Së fundmi, Stresi ka shkruar: “Si nuk na dhatë një kostum dhuratë”, duke iu referuar linjës së veshjeve të Noizy-t. Ky i fundit ia ka kthyer: “I pari, sa të dalë koleksioni i ri fammm”, duke iu referuar si “familje”.