Fjalë Kyçe

Dikur portieri më i mirë në Kosovë, Tahiri zyrtarizohet te skuadra që lufton për mbijetesë në Ligën e Parë

Dikur portieri më i mirë në Kosovë, Tahiri zyrtarizohet te skuadra që lufton për mbijetesë në Ligën e Parë

Vllaznia e Pozhoranit ka zyrtarizuar dy ardhje, me të cilat lufton për mbetjen në Ligën e Parë.

Klubi ka prezantuar Petrit Tahirin dhe Toni Salihun.

Të dy lojtarët vlerësohen për paraqitjet e tyre ndër vite, veçmas ajo e portierit Tahiri që dikur ishte zgjedhur si më i miri i Superligës.

Para disa ditësh, Vllaznia siguroi shërbimet edhe të Kujtim Pantinës, Bajram Zuqakut, Ejup Brutit, Bunjamin Ahmetit, Besart Morina dhe Rinor Karagja.