Fjalë Kyçe

Dikur yll i madh i basketbollit në Kosovë, sot punëtor në një vendparkim

Dikur yll i madh i basketbollit në Kosovë, sot punëtor në një vendparkim

Valdet Grapci, pa dyshim që do të mbahet mend si një nga basketbollistët më të mirë të Kosovës që nga paslufta. Basketbollisti pejan ishte kampion me Dukagjinin, ndërsa për një edicion kishte luajtur edhe me Prishtinën.

Por, Grapci duket se e ka lënë tërësisht profesionin e tij, duke filluar një punë të re. Grapci punon në një vendparkimprivat në qendër të Pejës, shkruan Indeksonline.

Valdeti do të mbahet mend edhe si një nga basketbollistët më të vjetër në vend që ka qenë aktiv.

Ai ishte rikthyer në profesion si 44-vjeçar për të ndihmuar KB Pejën.