Fjalë Kyçe

Dikush po tallet me profilin e Atdhe Nuhiut, “ka shënuar mbi 700 gola dhe ka luajtur për Barcelonën e Bayernin”

Dikush po tallet me profilin e Atdhe Nuhiut, “ka shënuar mbi 700 gola dhe ka luajtur për Barcelonën e Bayernin”

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, në profilin e tij “Wikipedia” ka pësuar një ndryshim drastik me të dhëna fallco, përcjell Insporti.Siç duket dikush ka edituar profilin e tij në “Wikipedia” dhe duket se për synim ka pasur talljen me reprezentuesin e “Dardanëve”.

Në Wikipedia figuron se Atdhe Nuhiu ka luajtur për skuadrat e njohura si Barcelona, Manchester United, Bayern Munich e Chelsea.Gjithashtu, nga ndryshimet e bëra në profilin e 31-vjeçarit, del se ai gjatë karrierës së tij deri më tani ka shënuar 720 gola.

Megjithatë e vërteta është se Atdhe Nuhiu nuk ka luajtur për skuadrat e lartpërmendura dhe se nuk e ka arritur atë shifër golash.Nuhiu momentalisht aktivizohet te Apoel Nicosia, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe për Wels, Austria Karnten, Ried, Rapid Vienna, Eskisehirspor dhe Sheffield Wednesday.