Fjalë Kyçe

Dillian Whyte “thyen” heshtjen para ndeshjes me Tyson Furyn

Dillian Whyte “thyen” heshtjen para ndeshjes me Tyson Furyn

Dillian Whyte më në fund ka reaguar pas një kohe të gjatë heshtjeje në lidhje me meçin ndaj Tyson Furyt.

Boksieri, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, i ka njoftuar simaptizuesit e tij se është gati për përballje.

“Unë jam gati. Pres të ju shoh çdonjërin nga ju më datë 23 prill”, shkroi ai në Twitter.


Rekordi i Whyte aktualisht është 28-2 (19 fitore me knock-out), ndërsa Fury ka bilanc prej 32 fitoreve (22 me knock-out).

Meçi do të zhvillohet më 23 prill, në stadiumin “Wembley”/lajmi.net