Fjalë Kyçe

Dimal Basha: Gjithçka në Kuvend ndodhi për shkak të “palaços” Driton Selmanaj

Dimal Basha: Gjithçka në Kuvend ndodhi për shkak të “palaços” Driton Selmanaj

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka folur për përplasjen fizike në Kuvend, ku ishte i përfshirë edhe vetë ai.

Basha tërë fajin ia ka hedhur zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj, për të cilin ka thënë se ka nxitur përplasjen, shkruan Reporteri.

Ai e ka quajtur Selmanaj “palaço” teksa ka thënë se ofendoi deputetët me temën e të pagjeturve.

“Komplet tensioni brenda Kuvendit sot ka ardh si pasojë e palaços Selmanaj që vje aty dhe ofendon deputetë për temën e të pagjeturve.

Kjo temë eshtë jashtëzakonisht e ngarkuar emocionalisht, por për këtë palaçon konsiderohet e shterrur dhe prandaj iu duket e parëndësishme.

Kjo është qeveri e turpit, kurse ky palaço është kulmi!”, ka shkruar ai.