Një ditë para se FSK të bëhët edhe zyrtarisht ushtria e Kosovës, nëntogeri Afrim Zabeli ka marrë diplomën e pilotit.
Naim Haziri që është koleg i pilotit të parë Afrim Zabeli, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ndjehet krenar me arritjet e Zabelit.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli.
Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë.
E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës.
Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së.
Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme.
Urime Kosovë!