Fjalë Kyçe

Disa gjëra që duhet t’i dini për EURO 2020

Disa gjëra që duhet t’i dini për EURO 2020

Kampionati Evropian i Futbollit, në thelb, është Kupa e Botës. Ashtu si Kupa e Botës, ajo zakonisht zhvillohet çdo katër vjet, por Euro 2020 u shty me një vit të plotë për shkak të pandemisë. Më në fund është gati të fillojë të premten, kur Turqia luan me Italinë në Romë.

CBC sjell disa gjëra që duhet ditur rreth turneut njëmujor, transmeton Klankosova.tv.

Katër nga pesë vendet më të mira në renditjen botërore të FIFA-s janë në garë. Belgjika e rangut të lartë, kampioni në fuqi i Kupës së Botës, Franca, Anglia dhe kampioni në fuqi i Euros, Portugalia, do të garojnë në këtë kampionat. E vetmja që mungon nga top 5 është Brazili.

11 vende të ndryshme po organizojnë ndeshje. Kjo ishte planifikuar para pandemisë, si një mënyrë për të shënuar 60 vjetorin e turneut. Secili prej gjashtë grupeve do të luajë ndeshjet e tyre në dy vende. Çerekfinalet janë në Mynih, Shën Petersburg, Romë, Baku dhe Azerbajxhan. Gjysmëfinalet, dhe finalja do të luhen në stadiumin Ëembley të Londrës.

Tifozët do të jenë të pranishëm. Sa do të mund të hyjnë varet nga kufizimet lokale. Budapesti është i vetmi mikpritës që lejon gati një stadiumi të plotë, i cili ka kapacitet prej 60 mijë tifozësh. Baku dhe Shën Petersburg do të mbushin gjysmën e stadiumit. Kopenhaga dhe Sevilja do të përpiqen për rreth një të tretën dhe pjesa tjetër po planifikon kapacitet prej 20 deri 25 për qind.

Grupi F është vërtet Grupi i Vdekjes. Ai përfshin Francën, Portugalinë dhe një nga vendet më të suksesshme në historinë e futbollit botëror, Gjermaninë. Ata do të luajnë të tre ndeshjet e tyre të hapjes në Mynih. Kjo është arsyeja pse ata janë të favorizuar, ku bën pjesë edhe Hungaria që shpreson vetëm në mëshirë. Sidoqoftë, stadiumi i Mynihut do të pranojë vetëm 15 mijë tifozë, gjë që mund të shuajë atë avantazh të pritur në fushën e shtëpisë.

Franca mbetet favorite, por turneu është i hapur. E udhëhequr nga sulmuesi 22 vjeçar Kylian Mbappé, i cili fitoi çmimin e Lojtarit më të Mirë në Kupën e Botës 2018, Franca është favoritja e basteve. Por shanset aktuale nënkuptojnë se ata kanë shanset 1 në 5 për të fituar turneun, me Anglinë dhe Belgjikën afër prapa. Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Italia janë vendet e tjera me një besueshmëri më shumë se 10 për qind sipas tregjeve të basteve, të cilat gjithashtu i japin Holandës një shans.

Ky mund të jetë kampionati i fundit për Cristiano Ronaldon. Ylli 36 vjeçar, do ketë mundësinë e fundit për të dëshmuar veten në Kampionatin Evropian, dhe për të thyer edhe ca rekorde që i ka afër. Mosha duket se do ta bëj të vështirë që ai të marr pjesë edhe në një Euro të ardhshëm, transmeton Klankosova.tv.