Fjalë Kyçe

Disa lagje të Prishtinës në terr

Disa lagje të Prishtinës në terr

Disa lagje të kryeqytetit sot kanë mbetur pa energji elektrike. Prishje të rrjetit elektrik ka pasur në daljen e Lubotenit.

KEDS ka konfirmuar se në disa pjesë të qytetit ka pasur prishje dhe rrjedhimisht në orët e mbrëmjes ata nuk kanë mundur që ofrojnë energji elektrike në lagjet si Velania, rruga e Dubrovnikut, lagjia e Muhaxherëve dhe një pjesë e parkut të qytetit.

Pas reagimit të ekipeve punuese të KEDS, problemet kanë arritur të sanohen dhe gjendja është kthyer në normalitet.