Ekipi i emisionit “Kiks” ka hasur në disa lëmoshëkërkues që konsumojnë lëndë narkotike.
Ata fillimisht janë parë duke kërkuar personin që iu shet atyre dhe pastaj duke dalë diku në periferi për ta konsumuar atë, njofton Klan Kosova.
Disa prej tyre po dalin që janë edhe përdorues të narkotikëve, pasi që zhvillojnë aktivitetin e tyre në rrugë dhe janë të ekspozuar nga rreziqe të shumta.