Fjalë Kyçe

Disa media rrezikojnë mbylljen për shkak të pandemisë, Instituti bën thirrje për lirim nga taksat

Disa media rrezikojnë mbylljen për shkak të pandemisë, Instituti bën thirrje për lirim nga taksat

Instituti i Medies në Kosovë (IMK) në bashkëpunim me kompaninë “D@D”, kanë prezantuar hulumtimin “Efekti i pandemisë Covid-19 në mediat e Kosovës.

Fazli Veliu, kryetar i bordit të këtij Instituti, tha se pandemia ka preku mediat sa i përket të ardhurave.

Sipas tij, shumë medie lokale rrezikojnë të mbyllen, për çka ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë.

Mos përfshirjen e gazetarëve në Pakon Emergjente ai e ka quajtur gabim, ngase siç thotë ai, gazetarët ishin më të ekspozuarit gjatë kësaj kohe.

Madje ai u ka bërë thirrje institucioneve që për mediat të lirohen nga taksat për vitin 2020.

“Kemi bërë një hulumtim se sa humbej i ka shkaktuar Covid-19 mediave. Ndikimi i pandemisë ka prekur shumë mediat, dhe kanë qenë gazetarët më të ekspozuarit. Gazetarët janë heronjtë, të cilët rrezikuan jetën gjatë pandemisë. Hulumtimi flet për gjendjen e mediave gjatë pandemisë. U bëjnë thirrje Qeveria që të futen në Pakon Emergjente në kategorinë ku janë mjekët dhe Policia me nga 300 euro. Qeveria nuk i përfshiu gazetaret në këtë kohë pandemie. IMK-ja u bën thirrje Qeverisë të lirojë nga taksa për vitin 2020. Mediet lokale janë në rrezik dhe të mbyllen rreth 15 medie”, ka thënë ai.

Safet Fazliu, nga “D@D”, tha se shifrat e dala nga hulumtimi janë shqetësuese për rrezikun e mbylljes së mediave.

“Janë anketuar 92 kompani mediale duke përfshirë TV, radio, portale dhe të gjitha llojet e mediave. Krahas anketimit online është bërë edhe një ‘desk research’ për të parë ndikimin nga pandemia. 97.7 për qind e mediave janë deklaruar se Coronavirusi ka ndikuar në punën e tyre. 38 për qind e mediave janë obliguar ta reduktojnë stafin e tyre. Hulumtimi na tregon qartë se mediat janë në rrezik dhe të mbyllen disa mediume që operojnë që nga paslufta është për të ardhur keq. Mbyllja e mediave nuk është alternativë”, ka thënë ai.