Në Komunën e Podujevës dje janë konfirmuar edhe 6 raste me koronavirus. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 25.
Një nga rastet që u konfirmua dje është 1 nga qyteti i Podujevës, 1 nga fshati Dumnicë e Poshtme, 3 raste nga fshati Bellapojë dhe një rast nga fshati Gërdovc.
Bedrie Rama, epidemiologe e QKMF-së në Podujevë, ka treguar për dyshimet se ku mund të jenë infektuar rastet e mbrëmshme.
“Dje janë regjistruar edhe raste në Podujevë, 1 nga qyteti, 1 nga Dumnica e Poshtme, 3 nga Bellapoja dhe 1 rast në Gërdovc. Burimi i infeksionit për 1 rast është nga institucionet shëndetësore, ku edhe ka bërë vizita, pasi që ka sëmundje kronike. Ndërkaq 3 rastet nga Bellopoja dyshohet se nga bashkatdhetarët. Ata të tre janë anëtar të një familjes. Kurse personi tjetër i infektuar është punëtor në KEK”, ka thënë Rama për Gazetën Sinjali.
Rama po ashtu tregoi se sa të infektuar nga komuna e Podujevës po trajtohen në QKUK.
“Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 5 pacientë me koronavirus nga Komuna e Podujevës. Në mesin e tyre janë edhe 3 raste të konfirmuara dje. Gjendja e atyre që nuk janë QKUK është stabile”, deklaroi Rama.
Deri më sot nga Komuna e Podujevës janë shëruar 15 pacientë, kurse 1 person ka vdekur nga koronavirusi.
Ndërkaq në Kosovë janë të konfirmuar 2667 raste me koronavirus, 1425 persona janë shëruar dhe kanë vdekur 49 të tjerë.