Fjalë Kyçe

Disa persona në Deçan përleshen me thika, rrahjen e vazhdojnë edhe në spital

Disa persona në Deçan përleshen me thika, rrahjen e vazhdojnë edhe në spital

Një rrahje në Deçan, përfundoi keq për disa persona dje rreth pasditës.

Të njëjtit, gjatë aktit përdorën edhe armë të ftohta (thika), teksa pësuan edhe lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht stacioni policor Deçan, me datё 29.06.2020, rreth orës 16:45 ka pranuar njё informatë se nё rrugën Sali Çeku nё Deçan disa persona janë duke u rrahur”, thuhet në komunikatë.

Personat e lënduar me mjete tё ftohta (thika) ne kёtё rast janё dёrguar ne QKMF-Deçan, ku tё njëjtit kanë vazhduar rrahjen edhe aty.

Njësiti policor nga stacioni policor në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes,

Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe tё gjithё personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar.

Njёri nga personat e arrestuar pas intervistimit i njëjti pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar ne QKUK-Prishtinё, pёr trajtim tё mëtutjeshëm.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personat e dyshuar ndalohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.