Fjalë Kyçe

Disa pije që ndihmojnë për humbje peshe,ndër to dhe kafeja e zezë

Disa pije që ndihmojnë për humbje peshe,ndër to dhe kafeja e zezë

Konsumimi i pijeve natyrale ndihmon organizmin në përgjithësi, duke rritur imunitetin, nivelin e vlerave ushqyese e detoksikimin e zorrëve.

Times of India ka shkruar që ka disa pije që mund të konsumohen në baza ditore, të cilat mund të ndikojnë për të mirë edhe në humbjen e peshës së tepërt trupore.

Uthulla e mollës njihet për të mirat që ofron për humbje peshe. Kjo uthull përmban acidi acetik, i cili ka treguar rezultat në reduktimin e dhjamit të tepërt që mund të akumulohet në zonën e stomakut.

Një studim që është publikuar në gazetën “Bioscience, Biotechnology, and Biochemistry”, ka gjetur se konsumimi i uthullës së mollës për çdo ditë, ulë peshën e tepërt. Për ta bërë pijen duhet të përzihet një lugë gjelle uthull molle e një lugë çaji mjaltë, në një gotë ujë të ngrohtë. Pija duhet të pihet para buke.

Çaji i gjelbër gjithashtu ndihmon kundër peshës së tepërt sepse përmban antioksidantët që quhen catechins, të cilat rrisin metabolizmin dhe zvogëlojnë peshën e tepërt, sidomos gjatë ushtrimeve.

“American journal of Clinical Nutritions” ka publikuar një studim, i cili ka sugjeruar se ekstrakti që gjendet në çaj të gjelbër djeg kaloritë e tepërta. Për të arritur rezultatin e dëshiruar, çaji i gjelbër, duhet të konsumohet dy herë në ditë.

Uji me limon është pije e fuqishme kundër peshës së tepërt. Limoni përmban sasi të bollshme të vitaminës C e antioksidantëve, të cilat ndihmojnë tretjen dhe pastrojnë organizmin. Studimi që u publikua në “Journal of Clinicl Biochemistry and Nutrition”, ka sugjeruar se polifenolet që gjenden në limon parandalojnë shtimin e peshës dhe akumulimin e dhjamit.

Për ta bërë këtë pije duhet të shtrydhet gjysmë limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe të pihet në mëngjes.

Uji i arrës së kokosit përmban shumë pak kalori dhe është i pasur me elektrolite dhe vlera esenciale ushqyese për organizmin. Studimi që u publikua në “Journal of Medicinal Food” ka sugjeruar se ky ujë ndihmon trupin ta mbajë hidratimin në nivelin e duhur, mbron metabolizmin dhe ndihmon në menaxhimin e peshës së tepërt. Për ta arritur rezultatin e duhur, uji i kokosit duhet të konsumohet një herë në ditë.

Çaji i gjingjerit njihet për vetitë termogjene që ka, të cilat ndihmojnë në rritjen e temperaturës trupore dhe rrisin metabolizmin, ndërkohë që ndihmojnë edhe djegien e dhjamit. Një studim që është publikuar në gazetën “Metabolism” ka sugjeruar se çaji i gjingjerit rrit djegien e kalorive dhe ulë ndjenjën e urisë. Për ta bërë çajin me gjingjer duhet te priten feta nga bima dhe të lihen të vlojnë për 10 minuta dhe duhet të konsumohet dy herë në ditë.

Kafja e zezë kur konsumohet në mënyrë të balancuar, mund të jetë ndihmë e mirë kundër peshës së tepërt. Kjo kafe përmban kafeinë, gjë që ndihmon metabolizmin dhe djeg dhjamin. Studimi që u publikua në “American Journal of Clinical Nutritions” sugjeron se kafeina rrit shpenzimin e energjisë trupore, gjë që ndikon kundër peshës së tepërt. Për të arritur rezultatet e dëshiruara, kafja duhet të konsumohet pa sheqer apo shtesa të tjera si qumështi apo kremi.