Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se subjekti i tij duhet të marrë përgjegjësi për situatën në të cilën gjendet Kosova.
Sipas tij, nuk duhet të mjaftohet vetëm me kritika, por se sipas tij tani është koha që LDK-ja të marrë përgjegjësi, raporton lajmi.net.
“LDK duhet të marrë pjesën e përgjegjësisë në këtë situatë. Nuk mjafton vetëm të kritikojmë. Tani është koha për këtë. Kur puna është ngushtë, kur vendi përballet me situata të tilla është koha për LDK-në”, tha Veliu.
Veliu foli edhe për zgjedhjet brenda LDK-së, ku sipas tij, subjekti ku ai bën pjesë nuk është pronë e askujt.
“Duhet t’i shfrytëzojmë këto zgjedhje partiake për mobilizim dhe prurje të reja. LDK nuk është pronë e asnjërit prej nesh këtu, kush më gjatë e kush më pak. Disa po thirren në rugovizëm e frymën rugoviane, por që lidhje nuk kanë me të. Rugovizmi është fryma e LDK-së”, tha ai.
Ai këto komente i bëri në përvjetorin e 29-të të LDK-së në Podujevë.