Disa njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në Kanada.
Policia gjeti mbeturinat e një aeroplani Piper PA-32 në pyje të dendura pranë Kingston, Ontario, të mërkurën vonë, pasi aeroplani ishte raportuar i humbur në fillim të ditës, transmeton Telegrafi.
Policia në Kingston ka thënë se hetuesit nga Bordi i Sigurisë së Transportit në Kanada (TSB) janë në vendin e ngjarjes dhe u ka kërkuar shoferëve që të shmangin këtë zonë.
Ekipi i urgjencës u thirrë në një zonë mjaft të pyllëzuar në veri të Kingston dhe menjëherë pas kësaj njoftuan se kishin lokalizuar mbeturinat.
Vendi i përplasjes është pak më shumë se gjashtë kilometra nga destinacion se ku ishte duke shkuar aeroplani.
TSB tha se shkaku i aksidentit nuk dihet, por moti i ndryshueshëm luajti një pjesë të rëndësishme.
Policia tha se nuk do të zbulojnë numrin e viktimave deri sa të përfundojë hetimi i tyre.
Rreth numrit të viktimave kanë raportuar edhe media të shumta, por që numri i tyre jepet i ndryshëm.