Fjalë Kyçe

Disa zyrtarë rezultojnë pozitivë me COVID-19, mbyllet Sektori i Kadastrit në Obiliq

Disa zyrtarë rezultojnë pozitivë me COVID-19, mbyllet Sektori i Kadastrit në Obiliq

Sektori i Kadastrit dhe Pronës në Drejtorinë e Planifikimit Urban, Kadastër dhe Pronë në Obiliq është mbyllur, për shkak se disa zyrtarë të kësaj drejtorie kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, është njoftuar nga Komuna e Obiliqit.

Drejtoria do të mbyllet nga nesër deri më 25 gusht.

Është njoftuar se në këtë drejtori për shkak të afatit të aplikimit për subvencione të bujqësisë dhe dokumentacionit për raste sociale, do të pranohen kërkesat vetëm për fletët poseduese.