Fjalë Kyçe

Walker: Pas përfundimit të misionit në Kosovë, askush s’më pyeti se çfarë kishte ndodhur

Walker: Pas përfundimit të misionit në Kosovë, askush s’më pyeti se çfarë kishte ndodhur

Të shtunën, në ambientet e “Reporting House”, u zhvillua një diskutim publik me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.

Walker foli për masakrën e Reçakut dhe atë çfarë kishte ndodhur pas saj. Ai thotë se pasi përfundoi misionin, askush as në OSBE e as në SHBA nuk e kishte pyetur se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

“Kur u largova nga Kosova, shkova në Vjenë për të parë OSBE-në që më kishte dërguar këtu. Shkova në Uashington. Asnjë anëtar i selisë së OSBE-së, asnjë në Departamentin e Shtetit, në asnjë nivel, nuk më pyeti asgjë për misionin tim në Kosovë, kështu që ndjeva se kisha pasur të drejtë dhe gabim. Ishte shumë e çuditshme. Nuk kishte mësime të nxjerra në lidhje me atë që kisha përjetuar këtu. Kështu që karriera ime nuk shkoi askund”, tha Walker.

Tmerrin që pa me sytë e tij në tokën e Reçakut më 15 janar të vitit 1999, William Walker i ka vendosur në faqe libri që dokumenton një nga masakrat më të përgjakshme nga lufta e fundit në Kosovë.

Ajo ndodhi në Reçak në janar të vitit 1999 ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.

Ish-ambasadori, William Walker e kishte parë nga afër krimin e kryer mbi civilët shqiptarë dhe ka pasur rol kyç për dokumentimin e Masakrës së Reçakut.