Fjalë Kyçe

Distria Krasaniqi fiton medaljen e artë në Paris, merr edhe 1000 pikë

Distria Krasaniqi fiton medaljen e artë në Paris, merr edhe 1000 pikë

Distria Krasniqi ka fituar garën më prestigjioze të xhudos, Grand Slamin e Parisit, duke mposhtur në finale britaniken Chelsie Giles.

Distria e mbrojti titullin e kampiones në kategorinë deri 52 kg, e që ishte titulli i tretë.

Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të UrgjencësDeri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-itKjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për juArion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”​KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Përveç vitit 2023, ajo e kishte fituar të artë edhe në vitin 2020, ndërsa ka edhe dy medalje të argjendta e dy të bronzta.

Në finale, para një numri të konsiderueshëm shikuesish, Distria e mposht britaniken Chelsie Giles me uazari, ndërsa e kontrolloi gjithë luftën.

Distria tani ka katër fitore e një humbje ndaj Giles.

28-vjeçarja Krasniqi ishte bartëse e parë, ndërsa pati një ditë të shkëlqyer, ku mposhti emra si Leonie Gonzalez, Seyun Jang, Khorloodoi Bishreltin dhe Kisomi Omori.

Me të artën, Distria i fiton 1000 pikë në ranglistën botërore, ku është në pozitën e parë në kategorinë deri 52 kg.