Xhudistet e Kosovës vazhdojnë shkëlqimin në garat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Alo.
Është xhudistja Distria Krasniqi e cila sot ka fituar medaljen e artë në garat e Masters Top-16, që po mbahen në Guangzhou të Kinës
Garueses sonë i kanë mjaftuar vetëm 16 sekonda që ta hedh në tatami medalisten e bronztë të Lojërave Olimpike Rio 2016, Ami Kondo të Japonisë.
Distria rrëmben 1800 pikë Olimpikë në këtë turne që po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore. /Gazeta Alo/