Fjalë Kyçe

Distria Krasniqi e mposht rusen dhe siguron finalen për medalje të bronztë

Distria Krasniqi e mposht rusen dhe siguron finalen për medalje të bronztë

Distria Krasniqi është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në kategorinë deri 48 kilogramë, pasi e mundi bindshëm xhudisten ruse Irina Dolgova.

Xhudistja kosovare nuk pati telashe ta mundë Dolgovën, të cilën e hodhi në tapet me ippon në meçin gjysmëfinale për medaljen e bronztë në Evropianin e Pragës, raporton Gazeta Express.

24-vjeçarja është në kërkim të medaljes së dytë evropiane, pas asaj të argjendtë që e kishte fituar më 2018.

Në finale për medaljen e bronztë, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Franca, Melanie Clement.

Suksesi më i madh i kosovares në Evropian ishte medalja e argjendtë në Evropianin e mbajtur në Tel Aviv më 2018.

Krasniqit iu shua ëndrra për t’u shpallur kampione evropiane në Pragë, pasi u mund në çerekfinale nga francezja Shirine Boukli.

Ajo e kishte arritur çerekfinalen në kategorinë deri në 48 kilogramë pas fitores kundër Aisha Gurbanlin në luftën e parë të saj në këtë Evropian.

Ndërkohë, ditë e pafat ishte për Loxhën.

Loxha në luftën e dytë u mposht nga medalistja e bronztë e botës Julia Kopalczyk me një ëaza-ari. Loxha në raundin e parë në kategorinë deri 57 kilogramë e kishte mposhtur ukrainasen Mariia Skora.

Nesër garon Loriana Kukan ë kategori deri 78 kilogramë.