Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Grand Prix Budapest.
Në luftën e saj të parë, raundi i dytë në kategorinë deri në 48 kilogramë, Krasniqi ka korrur sukses, duke prekur kështu fazën çerekfinale.
Krasniqi arriti të fitonte falë tri ndëshkimeve të ruses e cila shmangte duelin me luftëtaren kosovare.
Në çerekfinale Distria do të përballet me fituesen e duelit Yanan Li – Mascha Ballhaus.