Fjalë Kyçe

Distria Krasniqi lufton për të bronztën pasi e humbi betejën në gjysmëfinale

Distria Krasniqi lufton për të bronztën pasi e humbi betejën në gjysmëfinale

Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Budapest.

Krasniqi, që ishte bartëse numër një në kategorinë deri 48 kilogramë, u mposht në gjysmëfinale nga japonezja Natsumi Tsunoda. Tsunoda regjistroi dy hedhje “Waza-ari”, për ippon.

Krasniqi do të luftojë për medalje të bronztë me xhudisten nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat.

Në finale të kategorisë deri 48 kilogramë do të përballen dy japoneze, Natsumi Tsunoda me Wakana Kogan.

Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi, që garon në kategorinë deri 48 kilogramë, filloi furishëm meçin çerekfinal duke e rrëzuar spanjollen Laura Martinez Abelenda për “Waza-ari” brenda sekondave të parë.

Ndërsa më pas e rrëzoi Martinezin sërish kur kishin mbetur edhe 1:53 minuta luftë për ippon.

Krasniqi është bartëse numër një në kategorinë deri 48 kilogramë.