Fjalë Kyçe

Distria Krasniqi, nesër do të garojë në Antalia

Distria Krasniqi, nesër do të garojë në Antalia

Xhudistja jonë Distria Krasniqi, nesër (e premte) do të garojë në Grand Prixin e xhudos, që mbahet në Antalia të Turqisë, shkruan Gazeta Alo.

Distria është xhudistja e vetme që përfaqëson vendin tonë në Antalia.

Ajo garon në kategorinë -48 kilogramë, në të cilën vitin e kaluar medaljen e argjendtë🥈 e kishte fituar Fjolla Kelmendi.

Krasniqi, vitin e kaluar e kishte fituar të artën🥇 në kategorinë -52 kg. Grand Prix Antalia 2019 vlen për pikë Olimpike Tokyo 2020. /Gazeta Alo.