Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja pejane e eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u plasuar në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.
“Disi” e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë e mposhti ukrainasen Anna Borodina.
E në gjysmëfinale, kampionia olimpike do të ketë punë me spanjollen Ariane Toro Soler.
Ndërkohë, garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha u eliminua qysh në rrethin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë, pasi u mposht nga kroatja Tihea Topolovec.