Fjalë Kyçe

Dita e xhudistëve kosovarë

Dita e xhudistëve kosovarë

Tre xhudistët kosovarë do të marrin pjesë në kompeticionin prestigjioz, i cili do të mbahet me 9 dhe 10 shkurt.

Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi synojnë ta ‘pushtojnë’ podiumin e Grand Slamit në Paris 2019, shkruan Gazeta Express.

Në Grand Slamin e Parisit, që mbahet sot (e shtunë) dhe nesër (e diel), ekipi ynë i xhudos përfaqësohet me tre garues.

Akili do të rikthehet në garën ku e nisi suksesin vitin e kaluar.

Ai kishte fituar medaljen e artë në kategorinë e tij, deri në 73 kilogramë.

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova garon në kategorinë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa nënkampionia e Evropës në kategorinë -52 kilogramë, Distria garon në -48 kg.

Gara e Grand Slamit vlerësohet njëra prej më të fortave në xhudo, ndërsa është e vlefshme edhe për pikë Olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Të tre xhudistët tanë garojnë të shtunën.