Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar rekord i ri për vdekjet nga koronavirusi.
Vetëm të enjten që e lëm pas, janë regjistruar 4.591 njerëz që vdiqën nga virusi në vetëm 24 orë, njofton Klan Kosova.
Rekordi paraprak ishte 2.569 vdekje në SHBA të mërkurën, sipas një analize të Wall Street Journal të të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Numri i rasteve të reja të koronavirusit të enjten ishte afërsisht i njëjtë me të mërkurën, me 31.451 infeksione të reja të konfirmuara në të gjithë vendin, sipas publikimit.