Në familjen Berisha dje ishin dy data të rëndësishme por si duket u festuan ndarazi.
Vajza e këngëtarëve, Robert Berisha dhe Nora Istrefi mbrëmë e ka festuar ditëlindjen e saj të katërt dhe prindërit i kanë organizuar një festë, shkruan lajmi.net.
Mirëpo ajo çfarë ra në sy është fakti se Patrisi me familjen nuk u panë askund në festën e mbesës Renee.
Derisa Nora dhe Roberti postonin fotografi në llogaritë e tyre në Instagram, në anën tjetër Tuna po e uronte bashkëshortin e saj Patrisin me rastin e ditëlindjes por jo edhe Renee-n.
Në vazhdim ua sjellim disa foto, nga festa e ditëlindjes Renee dhe urimin e veçantë të Tunës për ditëlindjen e Patrisit.