Bardhezinjtë nuk përballojnë dot pagën e lartë të yllit portugez
Cristiano Ronaldo mund të detyrohet që të largohet nga Juventusi në verë për shkak të pagës së lartë.
Ai mund të jetë njëri prej emrave që bardhezinjtë mund të detyrohen ta largojnë për shkak të krizës financiare së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
Portugezi po luan sezonin e tij të tretë me fanellën e Juventusit dhe ka edhe një vit të mbetur në kontratë, por paga e lartë e portugezit dhe vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga pandemia, mund të sjellin divorcin e parakohshëm.
Gjatë këtij sezoni, Juventusi ka njoftuar se ka pasur humbje në vlerë prej afro 114 milionë eurosh dhe duke qenë se 36-vjeçari përfiton afro 630.550 euro në javë nga kontrata e tij, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2022, klubi mund të detyrohet ta lejojë largimin e tij një vit më herët për t’i baraspeshuar financat.