Fjalë Kyçe

Divorci më i shtrenjtë në histori, sa milion euro do i paguajë sheiku i Dubait gruas së 6-të

Divorci më i shtrenjtë në histori, sa milion euro do i paguajë sheiku i Dubait gruas së 6-të

Një shumë marramendëse prej 554 milionë paund (afërsisht 640 milionë euro) do t’i paguhet nga Sheikh Mohammed 72-vjeçar Princeshës Haya 47-vjeçare, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të ashpër, të kushtueshme dhe të gjatë ligjore që filloi kur princesha u larguan në Britani me dy nga fëmijët e tyre, Jalila dhe Zayed.

Një gjykatë ka dhënë shumën më të madhe të vendosur ndonjëherë në dosjet gjyqësore të vendit.

Me pak fjalë kreut 72-vjeçar të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do t’i duhet të paguajë një shumë prej 251.5 milionë paund (rreth 300 milionë euro) për gruan e tij të gjashtë, Princeshës Haya të Jordanisë, 47 vjeç.

Ai po ashtu do t’i duhet t’u japë fëmijëve të tyre, Al Jalila 14-vjeçare dhe Zayed 9-vjeçare, një total prej 290 milion paundësh (më shumë se 340 milion €) për të mbuluar shpenzimet e tyre të të ushqyerit, arsimit dhe sigurisë, përcjell abcnews.al

“Duke pasur parasysh statusin e tyre dhe kërcënimet e terrorizmit dhe rrëmbimit me të cilët përballen ata janë veçanërisht të cenueshëm dhe kanë nevojë për siguri të shtuar, ” tha Philip Moore , president i gjykatës për çështjet familjare.

Sipas Moore, “Kërcënimi kryesor me të cilin fëmijët përballen vjen nga vetë emiri dhe jo nga burime të jashtme”.

Në të njëjtën kohë, siç shpjegoi gjykatësi, Princesha Haya ” nuk kërkon kompensim për veten, por për sigurinë e saj” dhe për t’u kompensuar për pasuritë e saj që humbi pas zgjidhjes së martesës së tyre”, shpjegoi Moore.

Haya kërkon t’i shpëtojë ndikimit të Sheikut

Gjatë dëshmisë së saj para gjykatës, e cila zgjati gati 7 orë, Haya kishte deklaruar se kërkonte një shumë të madhe parash që ajo dhe fëmijët e tyre të shpëtonin nga ndikimi i sheikut.
Vendimi është zhvillimi më i fundit në serinë e gjyqeve që filloi kur princesha iku në Britani në prill 2019 nga frika për sigurinë e saj, pasi pati një lidhje me një nga truprojat dhe një muaj pasi kërkoi divorcin nga emiri.

Gjykata e Lartë vendosi në tetor se Mohammed bin Rashid al-Maktoum kishte urdhëruar monitorimin e celularit të gruas së tij dhe dy avokatëve të saj britanikë përmes softuerit izraelit “Pegasus”.
Gjatë këtij procesi nuk u konstatua se ky monitorim lidhej me mosmarrëveshjen juridike në të cilën sheiku ishte përfshirë me gruan e tij të gjashtë, nga e cila kërkoi kthimin e fëmijëve të tyre në Dubai. Megjithatë, një sasi e madhe të dhënash dhe bisedash ishin përgjuar nga telefoni i saj.

Gjykatësi theksoi gjithashtu se emiri “kishte ngacmuar dhe frikësuar nënën e fëmijëve të tyre përpara se ajo të largohej për në Angli”.