Fjalë Kyçe

Djali 7 vjeç noton një orë për t’i shpëtuar babanë dhe motrën e vogël

Djali 7 vjeç noton një orë për t’i shpëtuar babanë dhe motrën e vogël

Një djalë 7 vjeç në Jacksonville ka ndihmuar për t’i shpëtuar babanë dhe motrën 4-vjeçare duke notuar deri në breg dhe duke kërkuar ndihmë, pasi ata u zunë nga një rrymë e fuqishme uji gjatë fundjavës në lumin St. Johns në Florida.

Babai i djalit, Steven Poust, i tha një televizioni lokal se e kishte ankoruar barkën në lumë, përderisa ai peshkonte dhe fëmijët luanin të premten.

Djali Chase Poust tha se rryma e ujit ishte aq e fuqishme që motra e tij të qëndronte në barkë dhe edhe ai shkoi me të. Vetëm vajza kishte të veshur jelek jetëshpëtues, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

“Isha vërtet i frikësuar”, tha Chase për televizionin amerikan. Babai i tij kërceu në ujë për ta kapur vajzën, ndërsa djali filloi të notonte drejt bregut.

Djaloshi e vazhdoi notimin në bark dhe në shpinë për të mos u lodhur. “Rryma ishte në drejtim të kundërt me shkuarjen drejt barkës dhe bregut, prandaj ishte shumë vështirë të notohej andej”, tha fëmija. Atij iu desh rreth një orë për të arritur në breg. Më pas, fëmija shkoi te shtëpia më e afërt për të kërkuar ndihmë.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të kërkim-shpëtimit i gjetën babë e bijë rreth një milje larg barkës. “bërtita për ndihmë me sa fuqi që kisha dhe bëja me dorë në mënyrë që dikush të na dëgjonte. Burri i vogël (i biri) ia doli deri në breg dhe solli ndihmë dhe kjo na e shpëtoi jetën”, tha babai i djaloshit hero.