Djali i Robert F. Kennedy ka zbuluar në mënyrë sensacionale vrasësin ‘e vërtetë’ të babait të tij dhe bëri thirrje për një hetim të ri – gjysmë shekulli pasi politikani amerikan u qëllua për vdekje pas një fitore fushate në Los Angeles.
“Bobby” Kennedy, 65 vjeç, u vra në hotel Ambassador pasi Sirhan Sirhan qëlloi me shumë plumba nga një armë zjarri.
Sirhan Sirhan u dënua për vrasjen e tij.
Ai vdiq në 6 qershor 1968, rreth 26 orë pasi u qëllua mbi të. Një burrë palestinez i quajtur Sirhan u dënua për vrasjen.
Dhe ndërsa Robert Kennedy Jr pranon që Sirhan gjithashtu shtiu me armë atë natë, ai pretendon se plumbat që vranë babanë e tij vinin nga një armë tjetër, shkruajnë mediat e huaja.
Djali i Bobby Kennedy thotë se vrasësi i vërtetë i babait të tij ishte Thane Eugene Cesar
Kennedy pretendon se ishte, në të vërtetë, roja e sigurisë së hotelit Thane Eugene Cesar që bëri të shtënat fatale.
Sirhan u nxor nga hoteli nga policia
Në një postim në faqen e tij në Instagram, ai shkroi: “Provat bindëse sugjerojnë që Cesari vrau babanë tim”.
Robert Kennedy Jr pretendon se një burrë tjetër qëlloi të shtënat fatale
“Cesari priste në qilar ndërsa babai im fliste në sallë, pastaj kapi babanë tim nga bërryli dhe e udhëzoi në drejtim të Sirhanit. Sirhan qëlloi dy të shtëna drejt babait tim përpara se të zgjidhej. Sirhan zbrazi revolverin e tij duke shkrepur 6 të shtëna të tjera në drejtim të kundërt… Nga deklarata e tij, Cesari ishte drejtpërdrejt pas babait tim duke mbajtur bërrylin e djathtë me armën e tij të tërhequr kur babai im ra mbrapa. Sipas mjekut ligjor, Dr Thomas Noguchi, të katër të shtënat që goditën babanë tim ishin të shtëna ‘kontakti’ nga prapa babait tim me fuçi duke prekur ose gati duke prekur trupin e tij”, ka thënë ndër tjerash ai.
Kennedy Jr vazhdoi të thotë se provat e reja ishin baza që hetimi të rihapej.