Fjalë Kyçe

Djali i tij bëri foto me Januzajn, deputeti i kuvendit ka disa fjalë për yllin e Kosovës

Djali i tij bëri foto me Januzajn, deputeti i kuvendit ka disa fjalë për yllin e Kosovës

Adnan Januzaj po qëndron për pushim në Kosovë.

Sulmuesi anësor i Real Sociedad ditë më parë ka qenë në kompleksin memorial në Prekaz.

Januzaj nuk ka ngurruar të postoj fotografi pranë varrit të Adem Jashari.

Derisa ylli i Sociedad po i vazhdon pushimet në Istog, ai po bënë foto edhe me adhurues të tij.

Djali i deputetit Gani Dreshaj, Rioni ka bërë një foto me Januzajn, ndërsa atë e ka publikuar deputeti i AAK-së.

Postimi i plotë i Gani Dreshajt pa ndërhyrje:

Djali im, Rioni ka takuar sot njërin nga futbollistët më të suksesshëm kosovar në arenën ndërkombëtare, Adnan Januzajn.

Suksesi dhe fama e Januzajt kudo në Evropë kanë bërë që kur të përmendet emri i tij, të lakohet edhe emri i Kosovës.

Duhet të jemi krenar që një djalosh nga Lubozhda e Istogut ka arritur në moshë të re që të luaj në nivele aq të larta, një herë në Premier League, e tani në La Liga./Gazeta Sheshi/