Fjalë Kyçe

Djali i “Titanic” ende paguhet nga filmi: Shuma që merr pas 25 vitesh

Djali i “Titanic” ende paguhet nga filmi: Shuma që merr pas 25 vitesh

Ai ishte vetëm 5 vjeç dhe 25 vite më vonë nuk i kanë mbetur shumë gjëra në mendje nga filmi legjendar, Titanic, me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet. Reece Thompson luante rolin e një pasagjeri të vogël që vdiq tragjikisht me nënën dhe motrën e tij, kur anija u fundos, pasi u përplas me ajsbergun.

Së fundmi, ai ka zbuluar se ende po fiton para nga roli i tij pas 25 vitesh. Më interesantja është se ai nuk mban mend shumë gjëra nga prania e tij në film transmeton abcnews. Sot, Reece është 30 vjeç dhe krahas të ardhurave nga puna e tij, merr çdo vit çeqe për të drejtën e paraqitjes në filmin e famshëm.

Filmi fitoi shumë, fitoi disa Oscar. Duke folur për Business Insider, Reece pranoi se merr një çek tre mujor që varion nga 100 dhe 300 dollarë. “Kjo është goxha e çuditshme. Por shpresojmë se ata vazhdojnë ta transmetojnë shumë sepse kjo do të thotë më shumë para për mua.”, tha ai.