Fjalë Kyçe

Djali i veteranit të UÇK me leucemi, Elvis Naçi merr përsipër rastin: Me shqiptarët të mbledhim fondet

Djali i veteranit të UÇK me leucemi, Elvis Naçi merr përsipër rastin: Me shqiptarët të mbledhim fondet

Elvis Naçi ka dëgjuar apelin për ndihmë të veteranit të luftës për birin e tij i vetëm që dergjet i sëmurë më leucemi akute në spitalin e Prishtinës. Duke qenë se shërimi i 19-vjeçarit Ilir Behluli kushton 120.000 euro, familja nga Gjilani nuk ka mundësi që t’i përballojë shpenzimet, u kërkua ndihmë nga shqiptarët.

Thirrja u dëgjua. Elvis Naçi nga studio e shqiptarëve apeloi që i riu të ndihmohet për tu kuruar në Turqi. “I kërkoj Elvis Naçit të më ndihmojë, e kam të vetmin djalë me leucemi, është shumë marramendëse që ta çoj në Turqi për transplant. I kërkoj gjithë shqiptarëve të më ndihmojnë”,-thotë Shefket Behluli veterani i luftës në videon e transmetuar në emision.

Në këto moment djali është i shtruar në spitalin e Prishtinës. Ai është diagnostikuar me këtë sëmundje para dy javësh./news24