Besian Mustafa është zgjedhur kryetar i Degës së IV të LDK-së në Prishtinë, që konsiderohet një nga degët më të forta të kësaj partie. Besiani është djali i Xhemajl Mustafës, i cili ishte një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të liderit Ibrahim Rugova, por që ishte vrarë në një pritë para banesës së tij në Prishtinë menjëherë pas luftës.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot, s’kam fituar i vetëm në Degën IV të LDK-së në Prishtinë!
Ka fituar një ekipë, nga Shkabaj e Arbëria deri te Dardania e Kalabria, që LDK-në e do me thelb, e do me rrënjë, e do qe 30 vjet dhe për 30 vjet e ardhme!
Falënderoj 96 delegatët që morën pjesë sot në votim, veçanërisht ata 50 që i besuan idesë së kthimit tek rrënjët, tek vizioni-thelb i ngjizur më 1989, tek komuniteti, tek lagjja për të ndërtuar kontribuesit e ardhmërisë së qytetit tonë.
Falënderoj 8 kryetarët e nëndegëve: Qendër Sheqir Zeneli, Dardani Hamdi Jaha, Ulpianë Jeton Nebiu, Arbëri Kushtrim Sopa, Kalabri Naim Krasniqi, Shkabaj Arton Shabani, Tophane I Bedri Berisha dhe Tophane II Ergyn Janovali.
Kryesisë dhe Delegatëve, suksese të përbashkëta në përfaqësimin e Degës IV.