Fjalë Kyçe

Djali kërcënon dhe sulmon babanë në Ferizaj për shkak të pronës

Djali kërcënon dhe sulmon babanë në Ferizaj për shkak të pronës

Dje në Ferizaj është arretuar një person, pasi i njëjti ka kanosu babanë e tij pas një mosmarrëveshje rreth një prone, shkruan Gazeta Metro.

Pas intervenimit të policisë i biri është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth pronës e kishte kanosur të atin e tij, viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin ditor të policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.